75 Mall Live Search
13:43 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / k.v

Mediat serbe: Policia e Kosovës po përgatitet për aksion në Veri

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është duke përgatitur një aksion në Veri.

Sipas gazetës Novosti dhe Kurir, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është pozicionuar në pjesën jugore të Mitrovicës, në bazën Belvedere, nga mëngjesi i sotëm.

Sipas mediave serbe janë rreth 100 pjesëtarë të armatosur në gjendje gatishmërie për të reaguar.

(Foto: Arkiv)