75 Mall Live Search
12:15 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe reagojnë pas shkrimit të Indeksonline se Lista Serbe nderoi UÇK-në

Mediat serbe kanë reaguar pas shkrimit të saktë të Indeksonline se Lista Serbe i ka nderuar dje në Kuvendin e Kosovës dëshmorët e UÇK-së.

Gjithçka ndodhi pasi u vendos në kuvend që dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe tashmë i ndjeri Haradin Bala të nderohen me një minut heshtje, të cilën e respektuan edhe deputetët serbë që u ngritën në këmbë në nderim të dëshmorëve.

Shkrimet e mediave serbe për këtë kanë qenë të ndryshme ndërsa kritikojnë deputetët e Listës Sërpska për këtë veprim./Indeksonline/