Mediat serbe: ROSU në veri të Mitrovicës, për arrestimin e Gjuriqit
Mediat serbe kanë raportuar për ardhjen e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit sot në Kosovë.
Sipas tyre, tashmë Forcat Speciale të Policës së Kosovës-ROSU, gjenden në veri të Mitrovicës, me qëllim të arrestimit të Gjuriqit.
Ndryshe, për të rikujtuar, Prishtina ka ndaluar vizitën e sotme të Marko Gjuriq dhe Nebojsha Stefanoviq në Kosovë.
Gjuriq kishte paralajmëruar të premtën për Tanjug se do vizitojë Mitrovicën gjatë ditës së sotme.
“Shqiptarët nuk mund të më ndalojnë të kontakojë me popullin tim”, kishte paralajmëruar Gjuriq./Indeksonline/