Mediat serbe shkruajnë se Vulinit iu ndalua hyrja në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe një delegacion ushtarak i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Siç raporton TV Prva duke cituar kabinetin e ministrit Vulin, atij i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Mediat serbë shkruajnë se me këtë rast është shkelur marrëveshja e Brukselit për liri të lëvizjes së qytetarëve.
Derisa, theksojnë se kjo vizitë ishte e karakterit humanitar dhe se përfaqësuesit e Ministrisë dhe Akademisë Mjekësore Ushtarake me udhëheqësit e KBC Mitrovicë kishin për qëllim për të diskutuar përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të ndihmuar më tej qendrat mjekësorë në Kosovë./Indeksonline/