Mediat serbe: Stërgjyshi i Thaçit ishte serb
Mediat në Serbi kanë filluar të shkruajnë për, siç thonë ata, stërgjyshin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Për të, thonë se fillimisht ishte klerik ortodoks, e më pas u konvertua në fenë myslimane.
Kleriku ortodoks, Radoslav Daniloviq, i cili u kthye në fenë islame në fillim të shekullit të 20’të dhe e ndërroi emrin e tij në Jusuf, nuk është as më pak e as më shumë se një stërgjysh i kryeministrit të Republikës së vetëshpallur të Kosovës, Hashim Thaçi”, shkruan media serbe “Vestinet.rs”, transmeton Express.
Media thotë se ekziston një dokument që e vërteton lidhjen e Hashim Thaçit me Jusuf Thaçin. Për këtë dokument, ata thonë se gjendjet në bibliotekën e manastirit Hilandar, që daton nga 1898, nga manastiri Sokolica.
“Pranimi i Islamit ndodhi pasi Jusuf Thaçi u martua me një grua myslimane arnaute e cila vinte nga fshati pranë një gruaje, ai ra me të cilin jetonte, Jusuf Thaqi është martuar me Arnautkinja nga një fshat Çiçevicë”, shkruan media serbe.
Gruaja me të cilën media pretendon se stërgjyshi i Presidentit Thaçi u martua, thonë se ka vdekur në lindjen e fëmijës së saj të parë.
“Edhe me një arnaute tjetër, e cila ishte nga Glogovci, stërgjyshi i Hashim Thaçit kishte katër fëmijë të tjerë”, transmeton Express median serbe.
Media thotë se Jusuf Thaçi arriti t’i konvertojë shumicën e famullitarëve të tij në fenë islame, duke pretenduar të rifitonte autoritet fetar në Skenderaj, pretendon media e Serbisë.
“Deri në fund të jetës së tij në vitin 1929, ai nuk pati sukses në këtë drejtim”.