Mediat serbe: Trepça-Cërvena Zvezda luhet nesër, në Serbi
Para pak minutash u njoftua se ndeshja midis Trepçës dhe Cërvena Zvezdës nuk do të luhet në Zveçan, me insistimin e Policisë së Kosovës për të mos e lejuar këtë.
Gazeta serbe, “Kurir” raporton se ndeshja do të zhvillohet në Serbi nesër e jo në Kosovë siç ishte paraparë.
Gjithashtu, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ishte kategorike kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe insistimi i tyre rezultoi me sukses./Indeksonline/