75 Mall Live Search
12:28 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: U kry, Kosova bëhet me Forca të Armatosura

Për votimin e Ushtrisë së Kosovës, po raportojnë edhe mediat serbe.

Ja si ka raportuar gazeta serbe Tanjug:

Dy draftligje janë votuar në Kuvendin e Kosovës, të cilat i hapën rrugë transformimit të FSK-së në ushtri. Disa ushtarë të ardhshëm ishin prezent në Parlament.

Ligji i parë kishte të bënte me transformimit e ministrisë së FSK-së në Ministri të  Mbrojtjes, ndërsa draftligji i dytë mundësoi transformimin e FSK-së Forca të Armatosura.

Draftligjet u votuan në mënyrë unanime.

Ndryshe, në ditën e sotme në Beograd dhe Prishtinë, po cilësohen si ‘Dita D’ Në të njëjtën kohë, pjesëtarë të KFOR-it janë duke qëndruar në urën që ndanë Mitrovicën në veri dhe jug, derisa helikopterët e NATO-s janë në shërbim të Prishtinës

Presidenti i Serbisë po qëndron në Zonën e Sigurisë për 72 orë,.  Në shkrimin e Tanjug theksohet se të gjitha minoritetet përveç Listës Serbe kanë votuar pro transformimit të FSK-së në ushtri.

Në shkrim rikujtohet se vendet që kanë përkrahur formimin e Ushtrisë së Kosovës janë SHBA-të dhe Gjermania, duke thënë  se kundër këtij hapi ishin disa vende të BE-së dhe  shefi i NATO-s..