Mediat serbe: Vrasja e Ivanoviqit e kapur nga kamerat e sigurisë
Kamera të shumta të sigurisë thuhet të kenë kapur ngjarjen e 16 janarit, ku i vrarë mbeti lideri serb në Kosovë, Oliver Ivanovniq.
Madje sot është raportuar nga mediat serbe se janë 20 kamera të sigurisë të cilat kanë kapur vrasjen e Ivanoviqit ku vrasësi thuhet të ketë qenë i shoqëruar nga një person tjetër. “Në likuidimin e Oliver Ivanoiq, një nga udhëheqësit e serbëve në Kosovë, morën pjesë të paktën dy persona”, thuhet ndër të tjerash në raportimin e sotëm në Kurir.
Ivanovniq u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës përderisa Policia e Kosovës nuk ka arrestuar ende asnjë person. Aktin e vrasjes së tij e kanë dënuar përfaqësues të lartë shtetërorë, duke kërkuar që hetimi për këtë rast të bëhet në çdo detaj në mënyrë që të zbardhet rasti./Indeksonline/