15:44 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Mediat shqiptare: Mba largohet nga Trepça, e ardhmja në Shqipëri

Aventura e Christian Mba te Trepça`89 mund të quhet e mbyllur.

Sulmuesi nga Nigeria do të transferohet në Shqipëri te skuadra Partizani nga Tirana.

Kështu ka raportuar “Panorama Sport” të shtunën.

Nuk janë dhënë detaje rreth këtij transferi megjithatë palët thuhet se kanë arritur akordin.

Christian Mba ka shkëlqyer këtë edicion në superligën e Kosovës duke shënuar 10 gola në 18 paraqitje.