Mediat spanjolle: Penallti e paqenë për Realin dhe një gol i anuluar për Atleticon
Reali ka marrë një fitore shumë të kontestuar në derbin që u luajt sot kundër Atleticos së Madridit. Skuadra e Solarit ka fituar 1-3, por goli i dytë i tyre dhe një gol që Morata shënoi ishin vendime të gabuara te gjyqtarëve, të paktën siç thuhet në mediat spanjolle.
Në minutën e 43-të Vinicius ka rënë jashtë zone dhe është akorduar penallti që është shënuar nga Ramosi. Ndërsa në pjesën e dytë Morata gjen rrjetën me një super-gol, por që anulohet për pozicion jashtë loje nga anësori.
Edhe pse rasti i parë është parë me VAR, sërish është akorduar 11-metërsh, diçka që ka tensionuar situatën në stadium.
Gjithashtu arbitri kryesor nuk i ka kursyer kartonat e verdhë duke nxjerrë 10 nga xhepi. Ndërkohë dhe i kuqi nuk ka munguar duke shënuar kështu një bilanc “lufte”.

Clearly Morata just decided to leave his class behind when he went to Chelsea. What is this? #AtletiRealMadrid pic.twitter.com/d6hzOJQey2
— TheVendaPanther (@RohulaBlack) February 9, 2019