Mediat spanjolle: Valverde sot shkarkohet dhe emërohet trajneri i ri i Barcelonës
Humbja në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia, pritet ti kushtoj trajneri të Barcelonës Ernesto Valverde.
Sipas mediumeve në Spanjë, klubi katalunas sot do ta shkarkoj nga detyra trajnerin spanjoll.
Valverde fitoi vetëm La Ligën me Barcelonën por dështoi që të fitonte në Champions League dhe Copa del Rey.
Emri kryesor që përflitet se mund ta zëvendësoj Valverden është Roberto Martinez. /Indeksonline/