75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Mediat spanjolle zbulojnë sa do të jetë paga e Mbappes te Real Madridi

Kylian Mbappe është lidhur përsëri me një transferim te Real Madridi.

Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi mbretëror ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, por kjo është mohuar nga “Los Blancos”, përmes një komunikate, shkruan IndeksOnline.

“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara dhe të publikuara së fundmi nga media të ndryshme, në të cilat spekulohet për negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappé dhe klubit tonë, Real Madrid C.F dëshiron të deklarojë se ky informacion është kategorikisht i rremë dhe se negociata të tilla nuk janë zhvilluar me një lojtar që i përket PSG-së”, thuhet në komunikën e Real Madidit.

Pavarësisht kësaj komunikate, mediumi spanjoll El Chiringuito ka shkuar edhe më larg dhe ka zbuluar edhe pagën e Mbappes te Real Madridi.

Sipas tyre, 25-vjeJari do të paguhet 60 milionë euro në vit, duke u bërë lojtari më i paguar te Real Madridi dhe në përgjithësi në La Liga./IndeksOnline/