75 Mall Live Search
13:21 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mediat turke e ‘ngrisin në qiell’ këngëtaren shqiptare

Këngëtarja shqiptare Vanesa Doçi edhe pse mjaft e re në moshë, vetëm 13 vjeçare, ka arritur vëmendje të madhe me zërin dhe talentin e saj në muzikë, shkruan Indeksonline.
 
Ajo njëherit është motra e këngëtares Aida Doçi.

Vanesa me këngën e legjendës turke Ibrahim Tatlises, ‘Aramam’ të cilën e këndoi gjatë një emisioni televiziv morri vëmendje të madhe, duke marrë afrër 50 milionë shikime në Youtube.

Kjo nuk la pa rënë në sy edhe nga mediat turke, saktësisht ‘Kanal D’ medium i njohur në Turqi, që së fundmi e promovoi këngëtaren me fjalët më të mira për të, dhe talentin e saj në muzikë.

 “Tashme endrra jote po behet realitet, Zot Faleminderit. Ehhh tasht edhe nese kariera ime perfundon nuk brengosem, sepse qellimi im dhe deshira ime me e madhe eshte qe ju familja ime te arrini sa me larte dhe me faqe te bardhe! Elhamdulilah” : Ka shkruar motra e saj Aida në llogarinë e saj në Instagram, duke u shprehur krenare me këtë arritje të saj. /Indeksonline/