13:20 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Mediat zvicerane: 75-vjeçarja që vrau djalin nga Kosova është me probleme mendore

Dje në Bazel të Zvicrës, 7-vjeçari I.M nga Lipjani u ther për vdekje nga një 75 vjeçare.

Ai derisa po kthehej nga shkolla, u vra nga një grua për arsyeje ende të panjohura.

Prokuroria sot ka dalë me disa informacione të reja lidhur me rastin, shkruan Blick, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre informacioneve, 75-vjecarja ka probleme mendore, apo siç e përshkruajnë mediat zvicerane ‘mentalisht e paqëndrueshme”.

Po ashtu, thuhet se e dyshuara pasi ka vrarë me thikë djalin nga Kosova e ka lajmëruar aktin përmes mesazhit.

Djali i therur me thikë në qaf nuk ka arritur të mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital./Indeksonline/