Mediat zvicerane publikojnë foton e burrit shqiptar, që vrau gruan me thikë
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vrau gruan e tij me thikë, derisa, më pas u arratis për në Zvicrën Lindore, ku u kap nga autoritetet, shkruan gazeta “Blick”. Vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite, derisa personi që identifikohet me emrin Ilir B. nga Maqedonia e Veriut kishte marrë një thikë me të cilën e kishte vrarë gruan e tij.
Pas aktit, burri u arratis për në Zvicrën Lindore, derisa, ai me vete e mori djalin e tij të vogël, për të cilin thuhet se ka qenë në banesë gjatë krimit. Vetëm pak kohë më vonë, autori i krimit kapet në Trübbach SG.
Një anëtar i familjes së vrasësit thotë se çifti jetonte ndaras. “Ajo i kishte thënë atij se nuk i lejohej t’i shihte katër fëmijët për ca kohë”. Ai së fundmi u lejua t’i vizitonte ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre.
Gruaja donte të ndahej nga burri i dhunshëm. Një miku i viktimës është tronditur: “Gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur, që sa kohë të shpëtonte nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtonte.
Një fqinji në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur. Policia kantonale e Cyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.
Burri u arrestua, u dërgua në prokurori publike dhe më në fund u ndalua nga kontakti fizik. Katër javë pas ndalimit të kontaktit, të dielën e kaluar në mëngjes, Iliri u përpoq të kontaktonte gruan e tij. Sidoqoftë, ai hasi vetëm një të afërm të saj në vend të ish-gruas.