Mediat zvicerane raportojnë për rrahjen e mërgimtarëve në Suharekë

Mediat zvicerane kanë raportuar për rrahjen që ka ndodhur në Suharekë të dielën pas një aksidenti në komunikacion ku janë përfshirë edhe mërgimtarë që jetojnë në Zvicër.
IndeksOnline të dielën ka raportuar për këtë rast.
Për rrahjen e mërgimtarëve ka shkruar portali zviceran 20min.ch, ku e përshkruan ngjarjen që ka ndodhur të dielën.
Dy veturat që janë aksidentuar kanë qenë më targa zvicerane ku më pas në rrahje janë përfshirë tetë persona.