Mediave serbe nuk iu ka pëlqyer fare reagimi i FFK-së, e ofendojnë rëndë presidentin Agim Ademi
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka mohuar gjatë ditës së sotme pretendimet e medieve se FIFA ka lejuar përmes një letre ndeshjen e Kupës së Serbisë mes ‘KF Trepçës’ dhe Crvena Zvezda në Zveqan.
“Nuk kemi marrë asnjë e-mail nga FIFA, thjesht kemi lëshuar një kërkesë që ndeshja të mos zhvillohet në territorin e Kosovës sepse ky është një kampionat krejt tjetër, edhe Serbia e di këtë”, ka thënë Ademi.
Ai shtoi se edhe nëse ka ardhur një rekomandim i tillë nga FIFA apo UEFA, urdhri në drejtim të instuticioneve të Kosovës nuk do të tërhiqet.
“Tani është në duart e shtetit, ne gjithashtu kemi paraqitur një kërkesë në ministri dhe Policinë e Kosovës. Nuk tërhiqemi”, potencoi Ademi.
Për deklaratën e Agim Ademit kanë reaguar edhe mediet në Serbi.
Mediumi serb “Kurir.rs” ka shkruar se ‘FIFA e dërgon Crvena Zvezdën në Mitrovicën e Kosovës’.
“Kush është këtu budalla? FIFA e dërgon Crvena Zvezdën në Mitrovicën e Kosovës, shikoni se çfarë thotë presidenti i Federatës të ashtuquajturës Kosovë?”.
