Medikamentet e hipertensionit të sigurta në shtatzëninë e hershme
Medikamentet e hipertensionit janë të sigurta për gratë që marrin gjatë tremujorit të parë, ka zbuluar një studim i ri.
Hulumtimet e mëparshme kanë ndërlidhur përdorimin e hapave që reduktojnë presionin e gjakut me ndikimin në placentë.
Por shkencëtarët në Brigam dhe në Spitalin e Grave dhe në shkollën Mjekësore të Harvardit zbuluan se rreziku mesatar për foshnjat që linden nga nënat që kanë përdorur hapa në fillim të shtatzënisë janë më pak se një për qind.
Për nënat që kanë probleme me zemër, studiuesit thonë se mos trajtimi i tensionit të lartë mund të rrezikojë jo vetëm në shëndetin e nënës, por edhe shëndetin e foshnjës- madje potencialisht duke rezultuar me një abort./Indeksonline/