75 Mall Live Search
17:14 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / Gj. Sh

Medina ”hero” i Argjentinës, shënon në fund dhe i dhuron barazimin ndaj Marokos në Lojërat Olimpike

Argjenina ka shpëtuar në sekondat e fundit, duke marr një pikë me Marokon, në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike ”Paris 2024”.

Rezultati përfundimtar ishte i barabart 2-2, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja e Marokos kishte epërsinë prej dy golave, por që nuk arritën ta mbanin deri në fund.

Soufiane Rahimi ishte golashenues i dyfishtë. Fillimisht shënoi në minutën 45+2, e pastaj u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 51-të.

Por Argjentina nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin.

Giuliano Simeone ngushtoi epërsinë në 1-2, në minutën e 68-të.

Në vazhdim të përgjedhurit e Javier Mascheranos e kërkuan me ngulm golin e barazimit, dhe e arritën në minutën 90+16.

Heoi i Argjentinës ishte Cristian Medina, i cili shënoi gol disa sekonda pa përfunduar ndeshja./IndeksOnline/