08:17 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Meditimi ndihmon në dobësim

Në këtë përfundim del një studim i realizuar nga Petra Hanson e Univesitetit të Warwick, botuar në revistën Journal of Clinical Endocrinology &Metabolism.

Studiuesja britanike rekrutoi 53 vullnetarë që i përfshiu në një eksperiment sipas një programi dobësimi që zgjati gjashtë muaj. Një pjesë e tyre, përveç se ndoqën dietën, morën pjesë edhe në leksione ‘mindfullness’, ku mësuan praktika meditimi që synon t’i kundërviheshin frymës së ekzagjeruar të autokritikës dhe rritjen e besimit tek vetja. Në raport me 20 vullnetarët e tjerë që ndoqën vetëm dietën por jo leksionet, 33 të parët rezultoi se kishin arritur të humbnin më shumë në peshë, mesatarisht tre kilogram, për të njëjtin program dobësimi.

Sipas Hanson, stërvitja ‘mindfulness’ është në gjendje të përmirësojë raportin që kemi me ushqimin, në planikimin e vakteve të tij, si dhe në rritjen e besimit tek vetja se mund të jenë në gjendje të çojnë përpara dietën dhe të marrin rezultatet e dëshiruara.

 I këtij mendimi është edhe Thomas Barber nga Warwickshire Institute for the Study of Diabetes Endocrinology and Metabolism pranë  University Hospitals Coventry and Warwickshire NHS Trust.