16:00 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Mediumet më të mëdha botërore raportuan rreth arrestimeve në veri

Policia e Kosovës të martën goditi kontrabandat dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës.

23 persona u arrestuan, në mesin e tyre 19 zyrtarë policorë që dyshohet se janë të ndërlidhur me krimin. Ky aksion i policisë ka bërë jehonë në gjithë botën.

Mediumet më të mëdha ndërkombëtare kanë raportuar në lidhje me arrestime, transmeton Indeksonline.

Televizioni amerikan Fox News shkruan “Serbët alarmohen pas arrestimeve nga Policia e Kosovës.

Ndërsa mediumi shtetëror turk, TRT gjatë gjithë ditës ka raportuar zhvillimet në komunat veriore. “Serbia udhëron trupat ushtarake të qëndrojnë në gjendje gatishmërie” shkruan TRT.

 “Intervenimi i Policisë së Kosovës në komunat e banuara me serbë ishte provokim” shkruhet ballinën e mediumit rus, Russia Today.