Mediumi amerikan, Washington Post shkruan për arrestimin e çekëve në Kosovë!
Gazeta e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington Post ka raportuar rreth arrestimit të tifozëve çekë në Republikën e Kosovës.
Ata u prangosën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishin planifikuar ta hidhnin një dron me flamur i cili përmbante mbishkimrin “Kosova është Serbi”
Indeksonline raportoi mbrëmë ekskluzivisht për këtë rast.
“Drone seized as soccer fans held in Kosovo before Euro game”, është titulli i mediumit amerikan.

Ndryshe, përfaqësuesja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen futbollisitke me Çekinë, e vlefshme për Euro 2020.
