Mediumi francez shkruan për shtatoren e Fadil Vokrrit

Mediumi francez ‘Sofoot’ i ka kushtuar një artikull shtatores së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
“Në Kosovë, Fadil Vokrri do ta ketë shtatoren e tij para stadiumit të tij”, ky është tituli që medium francez ia ka vendosur artikullit, transmeton Indeksonline.
“Kosova nuk harron. Dy vjet pas vdekjës së Fadil Vokrrit, ish presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, shteti i tij e nderon. Këtë të martë, modeli i parë i shtatores u zbulua në Prishtinë. Ajo do të vendoset para stadiumit me emrin Fadil Vokrri”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e mediumit francez./Indeksonline/