Mediumi gjerman: Rashica do t’ia sjell Werder Bremenit 50 milionë euro
Në fillim ishte dyshuar që Milot Rashica do të kishte sukses në Bundesligë, pasi u transferua nga Vitesse.
Por futbollisti kosovar e kaloi këtë test me shumë sukses dhe tani konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në elitën e futbollit gjerman.
Në fundjavën e kaluar, Rashica ishte njeriu vendimtar në fitoren e Werder Bremenit 3-2 si mysafir të Wolfsburgu.
Mediumi gjerman “Neunzigplus”, shkruan se vlera e mesfushorit kosovar është rritur jashtëzakonisht shumë, transmeton Indeksonline.
“Werder Bremen mund të përfitoj 50 milionë euro nga shitja e Milot Rashicës. Ekipi gjerman është i interesuar që t’ia zgjasë kontratën 23 vjeçarit por negociatat me menaxherin Altin Lala ende nuk kanë përfunduar” shkruan Neunzigplus.
/Indeksonline/