Mediumi gjerman shkruan për ndarjen e Mozzik dhe Loredana
Mediumi i famshëm gjerman ‘Raptastisch’ ka shkruar për ndarjen e mundshme të dy artistëve shqiptarë, Loredana dhe Mozzik.
Prej javësh është spekuluar për ndarjen e çiftit të shumë përfolur, të cilët nuk kanë dhënë ende asnjë koment lidhur me këtë.
E raportit të tyre i kanë kushtuar rëndësi edhe mediumet gjermane ku dyshja tashmë kanë bërë famë.
Në javët e fundit, thashethemet u përhapën për një ndarje të mundshme të çiftit të ëndërruarave rap Loredana dhe Mozzik u përhap me shpejtësi në rrjetë. Shumë tifozë të dy artistëve me origjinë nga Kosova kishin frikë se “Bonnie and Clyde”, ose “Romeo dhe Juliet”, siç e quajtën vetë, u përçanë, shkruan Raptastisch, transmeton Indeksonline.
Meqenëse të dy ishin të pandashëm në të kaluarën dhe mund të shiheshin së bashku në secilin postim në Instagram, javët e kaluara lanë fansat e shqetësuar. Arsyeja për këtë ishte fakti që në storiet në Instagram të Loredanës nuk kishte asnjë gjurmë të Mozzik dhe anasjelltas.
Por, në atë foto, ku shiheshin të dy interpretuesit teksa treguan se morën një rekord të artë për “Bonnie dhe Clyde” bëri që të largohen dyshimet.
Mirëpo edhe kjo foto është publikuar tashmë 2 javë më parë dhe që prej asaj kohe situata mes çiftit ende nuk është përmirësuar.
Nëse i shikoni të dy profilet në Instagram të Loredanës dhe Mozzik, shpejt do të kuptoni se të gjitha imazhet e përbashkëta janë zhdukur nga llogaritë e tyre. Vetëm fotot e promovimit të albumit janë ende aty.
Ndërsa tani Mozzik duket se nuk ndjek më Loedanën, njëherësh nënën e vajzës së tij Hanës dhe Loredana duket se ka bërë të njëjtën gjë.
Duke shtuar kështu edhe më shumë thashethemet për një ndarje të mundshme në mes të çiftit të ëndrrave./Indeksonline/