75 Mall Live Search
13:15 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Mediumi gjerman: Zgjedhjet pa zgjidhje në veri të Kosovës

Mediumi i njohur gjerman “Deutsche Welle”, i ka kushtuar një artikull sot zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ata shkruajnë që këto zgjedhje nuk ofrojnë një zgjidhje për veriun e Kosovës dhe hedhin dyshimet se nëse fitojnë kandidatët e Listës Serbe a do të japin dorëheqje apo do ta mbajnë postin?

Gazetari i njohur serb, Sanju Sovrliq tha se nuk ka më opozitë në veri të Kosovës.

“Opozita në veri të Kosovës u vra dhe çfarë është më e keqja, kjo nuk është metaforë”, tha Sovrliq duke kujtuar vrasjen e dy kandidatëve për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Dimitri Janićijevića 2014, dhe Oliver Ivanoviq në vitin 2018.

Vrasjet po ashtu ishin arsye pse blloku i opozitës serbe në veri, Aleanca për Kosovë të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.

Shpend Emini, drejtor i organizatës “Demokracia në Veprim” beson që kërcënimet nga qeveria e Beogradit nuk i bëjnë mirë procesit.

“Kërcënimet ndaj atyre që nuk i ndjekin politikat e Beogradit dhe ata që janë përfaqësues të vërtet të serbëve në Kosovë do të rezultojnë me uljen e eksodit dhe në rritjen e zhgënjimit në besueshmërinë e procesit zgjedhur në Kosovën e Veriut.”, u shprehë ai.

Këto janë zgjedhjet e treta për kryetarët e komunave veriore të cilat shpallen me ligje të Kosovës. 

Të drejtën për të votuar e kanë 58.000 votues./Indeksonline/