Mediumi greke artikull për pushimet e Rita Orës në Greqi, përmend origjinën shqiptare të këngëtares

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka filluar së fundi pushimet verore bashkë me shoqërinë dhe të dashurin.
29 vjeçarja ka filluar pushimeve në Korfuz ndërsa pranë saj ndodhet edhe i dashuri i ri, Romain Gavras.

Duket se pikërisht origjina e të dashurit të saj të ri, Romain, i cili është greko-francez, e ka bërë këngëtaren që me dëshirë të vizitojë bregdetin grek.

Prania e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për praninë e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, duke përmendur edhe origjinën e Orës, ku theksojnë se vjen nga Prishtina e shumëvuajtur, se gjyshi i saj nga ana e nënës ishte një konsull në Rusi, por pjesa tjetër e familjes, si ajo, ka punuar në punë të ndryshme për të mbijetuar.

Ndërsa Rita në anën tjetër mori komente negative nga adhuruesit shqiptar për faktin se ajo vizitoj Greqinë, por jo bregdeti e Shqipërisë.