75 Mall Live Search
13:29 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Mediumi i madh italian me një shkrim të jashtëzakonshëm për senzacionin e Superligës, Blendi Baftiu

Paraqitjet dhe talenti i Blendi Baftiut i ka rënë në sy edhe UEFA-s, e cila e ka përfshirë në mesin e 50 futbollistëve që duhet t’i ndjekim në vitin 2020.

Duke qenë kështu, mediumi i madh italian “Tuttomercatoweb” ka dhënë vetëm fjalë të mira për Baftiun.

I lindur në vitin 1998, UEFA e ka përfshirë Baftiun në mesin e 50 talentëve që duhet t’i shikojmë në vitin 2020”, shkruan fillimisht mediumi në fjalë“.

Fantazist dhe shumë i talentuar në nivelin krijues, Baftiu u ftua për herë të parë edhe nga Kosova A. Një hap normal pas dhjetë golave në 17 ndeshje në pjesën e parë të edicionit”, shkruan më tej “Tuttomercatoweb”.

Ndryshe, Baftiu pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme mes Kosovës dhe Suedisë që luhet në Doha të Katarit.