Mediumi i madh kroat shkruan për Ilir Dajen: Ky njeri është sikleti i Dinamo Zagrebit

Gazeta më e madhe kroate, Index e ka quajtur Ilir Dajen si sikletin më të madh të viteve të fundit për Dinamo Zagrebin. Kjo pasi që Daja në dy raste e ka eliminuar gjigantin kroat nga garat evropiane.
Fillimisht me Skëndërbëun gjashtë vite më parë në Europa League dhe dje me Ballkanin e Kosovës në Conference League.
Në shkrimin e Index.Hr nuk mungojnë lëvdatat për Ilir Dajen duke e quajtur si specialisti shqiptar.
“Ky njeri qëndron pas dy nga sikletet më të mëdha të Dinamos në vitet e fundit” thuhet në titullin e gazetës kroate./Indeksonline/
