10:41 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mediumi i madh rus raporton për kërcimet nga “Ura e Fshejtë”

Russia Today është një nga mediumet më të vlerësuar në Rusi.

Gjatë ditës së martë ky televizion ka raportuar për kërcimet nga “Ura e Fshejtë” në lumin e Drinit të Bardhë, transmeton Indeksonline.

“1000 spektatorë shikojnë kërcimet e 14 garuesve në lumin e Drinit të Bardhë, nga 22 metra lartësi” shkruan Russia Today.

Kohëve të fundit, kjo garë u ka bërë përshtypje edhe shumë mediumeve ndërkombëtare të cilat kanë mbetur të mahnitur me kërcimet.

‘The Telegraph’, ‘Die Velt’ etj i kanë kushtuar vëmendje kësaj ngjarjeje. /Indeksonline/