75 Mall Live Search
13:33 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Mediumi i njohur, ‘Eurosport’ me reportazh për kombëtaren e Kosovës

Mediumi i njohur ‘Eurosport’ para ndeshjes së Kosovës kundër Danimarkës ka realizuar një reportazh.

Ata morën mendimet e qytetarëve  dhe e intervistuan gazetarin e mirënjohur, Arlind Sadiku, transmeton Indeksonline.

Sadiku foli për periudhën e futbollit kosovar në kohën e Jugosllavisë, se sa ka qenë e vështirë që të luhet futboll në atë kohë.

“Nëse dëshiroje të luash futboll në atë kohë, ishte një vendim shumë i vështirë.”, u shprehë ai.

Tutje, ai tregoi se si është tani kombëtarja e Kosovës dhe sa i madh është interesimi i qytetarëve për ta shikuar.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme./Indeksonline/