75 Mall Live Search
08:47 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mediumi i Vuçiqit sheh ëndrra me sy qelë, thonë se Franca ia ka “kthyer shpinën” Kosovës

Mediat e afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë raportuar rreth vizitës së presidentin francez, Emanuel Markon, që do të ndodhë me 15 dhe 16 korrik në Beograd.

Propaganda e “Blic”-it serb shkon deri aty sa thonë se presidentin Makron është pozicionuar kundër Republikës së Kosovës.

Kjo gazetë shkruan se pavarësisht nga pikëpamja se nuk ka zgjerim të BE, presidenti francez do t’i përcjellë Vuqiçit mbështetjen e Parisit zyrtar për integrim në familjen evropiane, transmeton Indeksonline

“Makron gjithashtu do të përcjellë mesazhin se Serbia ka mbështetjen e Francës në zgjidhjen e një problemi të hapur me shqiptarët e Kosovës. Në këtë kontekst, dokumenti thekson se qëndrimi i Makron ndaj përfaqësuesve të Prishtinës ka ndryshuar, duke thënë se lajmi ishte se një president francez favorizoi Serbinë”, shkruan ky medium.