75 Mall Live Search
14:40 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mediumi italian e paralajmëron Lazion që ofertat për Muriqin do të shtohen

Mediumi italian, CalcioMercato e ka paralajmëruar Lazion që ofertat për futbollistin kosovar, Vedat Muriqin do të shtohen.

Sipas tyre, Monaco po e dëshiron me çdo kusht në skuadër futbollistin kosovar mirëpo për të janë të interesuara edhe Tottenham, Burnley dhe Aston Villa.

Madje sipas ky medium ka treguar që vëzhguesit britanikë ishin të pranishëm në ndeshjen e Fenerbahces kundër Trabzonspor për të përcjellur Muriqin.

Klubi turk i ka vendosur çmimin prej 35 milionë eurosh, nëse dëshirojnë këto klube ta transferojnë yllin kosovar./Indeksonline/.