Mediumi kroat raporton për shkakun që mund ta ketë shkaktuar aksidentin tragjik

Deri më tani raportohet se në aksidentin fatal të autobusit kosovar në Kroaci kanë vdekur 10 persona dhe rreth 45 persona janë lënduar.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e voziste autobusin në atë kohë, raporton ky medium.
Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.
“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.