75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mediumi serb shkruan për mikëpritjen që po i bën Kosova Anglisë

Prishtina sot ka marrë një pamje tjetër. Pamje që ngjason me një festë. Dhe e tillë është.

Nesër, Kosova do të përballet me yjet e Kombëtares angleze në “Fadil Vokrri”.

Mikëpritjen e ngrohtë që Kosova po ia bën Anglisë ka zënë titujt kryesor në mediat më të famshme britanike. E nuk ka munguar lajmet për këtë edhe nga mediat serbe.

Përveç flamurit të Anglisë në qendër të qytetit, ka edhe flamuj mbështetës për Raheem Sterling, i cili së fundmi është abuzuar në baza racore, shkruan mediumi serb ‘Telegraf.rs’.

Kosova do të përballet me Anglinë nesër me fillim nga ora 18:00, ndërsa fitorja nuk do t’i kryente punë Kosovës pasi që janë eliminuar një ndeshje më parë nga Republika Çeke./Indeksonline/