21:42 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Mediumi serb: “Zoti e ndëshkoi Katedralen që ngriti flamurin e Kosovës”

Qytetarët serbë, fatkeqësisht duket se i janë gëzuar djegjes së katedrales në Paris.

Madje, mediumi serb “Informer” e ka lidhur djegjen e “Notre Dame” me flamurin e Kosovës.

Sipas tyre ky ishte një ndëshkim nga Zoti për ta.

“Denimi i merituar nga Zoti erdhi për pasqyrimin e flamurti të Kosovës në Kategrale” shkruan Informer, transmeton Indeksonline.

Ky objekt të hënën pasdite është kapluar nga zjarri.

Vitin e kaluar, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi kishte njoftuar se flamuri i Kosovës ndodhet në mesin e të gjitha shteteve të botës në Notre Dam. /Indeksonline/