18:09 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Mediumi zviceran: Ambasadori i Kosovës sulmon Gjokoviçin

Mediumi zviceran, Blick ka bërë një artikull në të cilin thuhet se ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana e ka sulmuar me fjalë Gjokoviçin për shkak që ai kishte bërë video me këngë nacionaliste serbe.

Tenisieri kishte publikuar një këngë e e cila është e vitit 1989 dhe i referohet nje beteje që është bërë nga serbët në vitin 1389.

Po ashtu ky medium ka thënë që kosovarët janë të zemëruar pasi e kishin parë atë video, duke e cituar shkrimin e Edon Canës “Mund të jesh fitues i ATP, por prapë mund të mbetet një nacionalist dhe shovinist i Ballkanit thellësisht primitiv, i prapambetur dhe i thjeshtë!”

Por babai i sportistit e ka mbrojtur të birin duke thënë se nuk i urrejmë njerëzit e tjerë dhe vendet e tjera./Indeksonline/.