22:41 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Mediumi zviceran, Zhegrova dhe Ademi janë shpresa e trajnerit të Baselit

Marcel Koller trajner i Baselit mund të ketë probleme serioze se cila do të jetë 11-shja e ti startuese në ndeshjen kundër Young Boys.

Trajneri i Baselit i ka të paktën pesë futbollist të lënduar kurse disa të tjerë nuk mund të luajnë për shkak të suspendimeve.

Mirëpo sipas mediumit zviceran blick si opsion për Kollerin mund të jetë Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi.

Edon Zhegrova në ndeshjen e kaluar ishte i madh, ai kishte shënuar një gol dhe një asistim”.

Kurse për Kemal Ademin ky medium nuk ka pasur fjalë edhe aq të mira ku kanë thënë që ai nuk ka mjaftueshëm angazhim në lojë nëse krahasohet loja që ka bërë kundër Hamburger SV, mirëpo prap shihet si një opsion për tu përfshirë në 11-shjen e Baselit./Indeksonline/.