75 Mall Live Search
23:05 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Mediumit turk i përzihet Lirim Kastrati, shkruan për sulmuesin me fotografinë e mbrojtësit

Kosova ka dy futbollist me emrin Lirim Kastrati, njëri në pozitën e sulmuesit ndërsa tjetri në pozitën e mbrojtësit anësor.

Dy Lirimat shpesh herë kanë luajtur në të njëjtin formacion, dhe kjo ka qenë problem të identifikohet, sidomos nga mediumet e huaja, shkruan Indeksonline.

Portali turk, “Akit” ka bërë një shkrim për sulmuesin nga Hogoshti që po kërkohet nga klubi turk, Rizespor.

Por ata në vend të tij, e kanë vendosur fotografinë e mbrojtësit të Bolognas.

Dy Lirimat janë të lindur në vitin 1999 dhe kanë vetëm një muaj ndërmjet. /IndeksOnline/