75 Mall Live Search
21:55 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, ka frikë se mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë.

Mesfushori i Shqipërisë, pati një dëmtim muskular në ndeshjen mes Lecces dhe Pisa, duke u larguar nga fusha qysh në minutën e 10-të, shkruan IndeksOnline.

Ai u largua me dhimbje të madhe e me lot në sy.

Sipas mediave italiane, në dukje të parë Medon Berishën ka një këputje në muskulin adductor.

Megjithatë, mënyra se si u nxor jashtë fushës ngre shqetësime edhe më të mëdha. 

Mbetet të shihet se cila do të jetë gjendja e mesfushorit shqiptar dhe sa serioz është lëndimi i tij./IndeksOnline/