19:32 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

MEDUZA, një artist tjetër pjesë e Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival, ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e një artisti Italian, të muzikës elektronike.

Në radhën e artistëve pjesmarrës në Sunny Hill Festival, si Miley Cruss e artistë të dashur vendorë, është bashkuar edhe Meduza, artist i muzikës elektronike.


Artisti i hitit “Piece of Your Heart”, ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen në Festival, derisa edhe faqja zyrtare e Sunny Hill, ka postuar foton e njejtë.

“Meduza ka një copë zemër nga ne, ai na bashkohet në skenën #SUNNYHILLFESTIVAL me këngën e tij multi platinum !!”, kanë shkruar në postim./Indeksonline/