75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Medvedev jo aq i mirë sa u tregua tërë vitin, humb ndaj grekut Tsitsipas

Daniel Medvedev ka humbur në takimin hapës të finaleve të Londrës, ku garojnë tetë numrat më të mirë të botës.

Medvedev së paku arriti finalen në çdo garë që mori pjesë këtë vitë, por kjo nuk e dekurajojë për asnjë moment grekun Tsitsipas që e mposhti me rezultat 2-0 me seta Rusin.

Tsitsipasit nuk iu diskutua për asnjë moment përformanca , kundrejt Medvedevit që ishte labil në këtë takim.

Medvedevit i duhen fitoret ndaj numrit 1 të botës Rafael Nadal dhe gjermanit  Aleksandër Zverev për të kaluar në gjysmë finale të London Atp finals.

Ndërsa numri 6 i botës Stefanos Tsitsipas do i mjaftojë edhe një tjetër fitore me 0 për të hyrë në “Final four”./Indeksonline/