75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / L K

Meet The Stars e “2 Gisht Mjaltë 2” me 15 Shkurt në CineStar Megaplex Prishtina Mall

Kinemaja më e madhe dhe më moderne në Kosovë do të mirëpresë yjet shqiptare Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi në red carpet Premierë.

Kanë mbetur edhe pak ditë nga premiera e shumëpritur e “2 Gisht Mjaltë 2”. Me padurim po e presim datën 15 Shkurt, që të zbulojmë ngjarjet plot dinamikë të qiftit Ema dhe Ervin!

Yjet e filmit do të vijnë në CineStar, Prishtina Mall, para orës 20h në red carpet premiere dhe do ju vizitojnë në të gjitha shfaqjet e “2 Gisht Mjaltë 2”.

Bëhuni gati për të qeshura pafund me “2 GISHT MJALTË 2”!

Historitë komike të çiftit tonë të preferuar edhe këtë herë nuk kanë të ndalur!

Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.