75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / MSH

MEET Western Balkans promovon edukimin medial

Edukimi Medial dhe digjital janë promovuar në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet programit “Media Education Exchange Talks” (MEET), organizim i Këshillave Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar në periudhën nëntor 2021 – qershor 2022.

Në këtë program janë përfshirë nxënësit, studentët dhe mësuesit nga shkolla të ndryshme të gjashtë shteteve të BP-së, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Nga 13 deri më 15 maj, në kuadër të Media Education Exchange Talks (MEET) Western Balkan, u organizua konferencë rajonale me temën e edukimit medial.

Në këtë konferencë morën pjesë mësues të shkollave të mesme, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, të cilët janë pjesë e projektit MEET.
Në konferencë, ndër të tjera, ligjëruesi dhe gazetari nga Kosova, Dren Gërguri, si dhe gazetari serb, Milan Vukelic mbajtën ligjërata mbi edukimin medial dhe situatën e mediave në Ballkanin Perëndimor.

MEET ka për qëllim të krijojë një rrjet mësuesish dhe studentësh në të gjithë Ballkanin Perëndimor si bazë për bashkëpunimin e ardhshëm shumëpalësh shoqëror drejt lirisë së medias.

Projekti MEET është mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.