75 Mall Live Search
08:09 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Meeting of Styles Kosovo” transformon një tjetër hapësirë të Prishtinës

Edicioni i tretë i festivalit “Meeting of Styles Kosovo” filloi dhe është duke e transformuar hapësirën “te hekurudha” në rrugën “Tirana” në kryeqytet, në një ekspozitë të artit urban me plot ngjyra.

“International Meeting Of Styles” është një rrjet ndërkombëtar i artistëve dhe adhuruesve të grafitit që filloi në Wiesbaden të Gjermanisë në vitin 2002.

Festivali “Meeting Of Styles” prezanton dhe promovon llojet e ndryshme të artit urban.

Në të njëjtën kohë, ka për qëllim të krijojë një forum për komunitetin ndërkombëtar të artit, për të komunikuar, për të mbledhur dhe shkëmbyer ide dhe për të përkrahur shkëmbimin ndërkulturor.

Ky festival është organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Artit.