Mefail Bajqinovci parakalon me Luan Krasniqin në sheshin e Prishtinës

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është takuar me Luan Krasniqin në Prishtinë. Dyshja shihen pranë njëri-tjetrit në shesh.
Bajqinovci teksa njoftoi për këtë takim tha se “Luani është kampion, e ky kampion jo vetëm me emër është Luan”.
Ata patën diskutime të gjata për sportin e kulturën, por edhe për aktualitetin politik e shoqëror tek ne.
“Luan Krasniqi është emri i gjatë i sinonimit të Kampionit tonë të përhershëm, me të cilin, në takimin 3-orësh që patëm sot, jo vetëm që evokuam kujtime të bukura për fitoret e mëdha, por patëm edhe shumë diskutime të gjata e të ndryshme për sportin e kulturën, por edhe për aktualitetin politik e shoqëror tek ne.
Ne të gjithë krenohemi dhe e duam Luanin, kurse Luani me gjithë zemër e don zhvillimin, drejtësinë dhe përparimin e Kosovës”, ka shkruar Bajqinovci./Indeksonline/