Mefail Bajqinovci po qëndron në SHBA, zhvillon takime me guvernator dhe anëtar të setanit amerikan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane.
Gjatë qëndrimit të tij në Teksas, ai u takua me guvernatorin e këtij shteti, Greg Abbott, raporton IndeksOnline.
“Në këtë shtet, shqiptarët përbëjnë një komunitet të rëndësishëm, të respektuar dhe me ndikim, të cilët me punën, përkushtimin dhe vlerat e tyre kanë fituar vend të veçantë në shoqërinë amerikane”, ka shkruar Bajqinovci.
Deputeti i LVV-së, gjatë kësaj vizite tre fitore në Teksa të SHBA-së ka takuar edhe me anëtarin e Senatit amerikan, senatorin Ted Cruz.
“Miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara vazhdon të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Bajqinovci. /IndeksOnline/