Mefi 48 bashkëbisedon me punëtorët e kompanisë që ka rreth 300 punëtorë
Mefail Bajqinovci, deputeti me numër 48 nga lista e Vetëvendosjes ka vizituar sot kompaninë Dauti Komerc në Ferizaj. Bajqinovci ka biseduar me kompanitë ku ka treguar punët e Qeverisë Kurti.
“Sot vizitova kompaninë Dauti Komerc në Ferizaj.
Kjo është një kompani e fuqishme vendore që vetëm në Kosovë i ka të punësuar rreth 300 punëtorë – dëshmi konkrete e punës dhe zhvillimit ekonomik në vendin tonë.
Gjatë vizitës, bashkëbiseduam edhe për të arriturat e Qeverisë Kurti.
Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëbisedimin” shkruan Bajqinovci në njoftim.

