75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 31 Janar 2025 / L K

Mefi e merr Kurtin në Vranjefc

Kandidati me numër 48 në Lëvizjen Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e ka pritur mbrëmë Albin Kurtin në Kodrën e Trimave.

Mefi ka thënë se Kodra e Trimave është e vendosur për të vazhduar rrugën e punës së mirë dhe zhvillimit të drejtë për qytetarët.

“Me kryeministrin Kurti në Kodrën e Trimave – Lëvizja po rritet!
Sot, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, vizituam familjen Maqani në lagjen time, Kodrën e Trimave në Prishtinë. Energjia dhe përkrahja e banorëve të lagjes sime dëshmon mobilizimin e madh për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, më 9 shkurt!
Kodra e Trimave është e vendosur për të vazhduar rrugën e punës së mirë dhe zhvillimit të drejtë për qytetarët. Bashkë drejt fitores”, shkruan Bajqinovci në njoftim.