Mefi i VV-së e rikthen si temë Task-Forcën kundër korrupsionit, kjo është kërkesa e tij

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar informata shtesë në mbledhjen e Komisionit për siguri dhe mbrojtje lidhur me Task-Forcën kundër korrupsionit.
Ai ka kërkuar që të jepen informacione nëse Task-Forca ka hetuar apo jo tenderët në MPB.
“Si anëtar i Komisionit për siguri dhe mbrojtje, kam kërkuar që të informohem se kjo Task – Forcë kundër kundërkorrupsionit, e shuar, ka hetuar apo jo tenderët e MPB-së të kësaj qeverie.
Ministri i MPB-së nuk po i përgjigjet Komisionit për siguri dhe mbrojtje edhe pas ftesës që po i bëhet”, shkruan Bajqinovci./Indeksonline/